Sport

Neuer shtang Bayernin, kërkon një rrogë jashtëzakonisht të lartë!

10 Prill 2020, 18:12 Nga DOSJA
Neuer shtang Bayernin, kërkon një rrogë jashtëzakonisht

Manuel Neuer e tepron. Ai nuk e ka pëlqyer vendimin e Bayernit për të marrë një portier të ri si Alexander Nubel. Deri tani gardiani i Gjermanisë e ka refuzuar ofertën e rinovimit, duke kërkuar pesë vite kontratë. Kjo kërkesë është konsideruar e ekzagjeruar nga Bayern, duke parë moshën e Neuer.

Negociatat, gjithsesi, vazhdojnë. Sipas Bild, portieri duket se ka përkeqësuar situatën duke kërkuar 20 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme. Një ekzagjerim, edhe në krahasim me propozimin e mëparshëm.

Marrëdhënia e lojtarit me klubin po përkeqësohet dhe këto kërkesa mund të jenë një justifikim për divorcin, me Chelsea-n që është gati të përfitojë nga situata.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern neuer nubel bayern neuer nubel

Sondazh

Poll