Aktualitet

I infektuar me COVID-19, dirigjenti i njohur shqiptar shërohet dhe del nga spitali: Më në fund në shtëpi (Mesazhi për mjek

11 Prill 2020, 10:45 Nga DOSJA
I infektuar me COVID-19, dirigjenti i njohur shqiptar shërohet dhe del nga

TIRANË– Dirigjenti i famshëm shqiptar Edmond Doko, ka qënë një nga personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Por pas trajtimit, ai ka lënë spitalin pasi është shëruar.

Lajmin për infektimin e tij me koronavirus, e ka publikuar vetë dirigjenti, i cili ka shkruar në Facebook se tashmë është shëruar dhe është kthyer në shtëpi. Në postimin e tij, dirigjenti i ka falenderuar të gjithë mjekët që kanë asistuar në shërimin e tij dhe miqtë që i kanë qëndruar pranë.

“Më në fund në shtëpi. Faleminderit shumë dhe mirënjohje pa masë për stafet e Cov 1 dhe Cov 2. Faleminderit të dashur kolegë, miq, të afërm dhe familjarë, që me interesimin tuaj më shtuat forcën, kurajon, vullnetin dhe besimin në përpjekjet për përballimin me sukses të betejës me sëmundjen. Për çdo të mirë uroj dhe lutem për të gjithë,”-shkruan dirigjenti shqiptar Edmond Doko.

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, ndërkohë që 197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond doko koronavirusi ne shqiperi edmond doko koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 10:01

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me të prekurit nga koronavirus në Shqipëri. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ...

Aktualitet 11 Prill 2020, 08:01

TIRANË- Tregu i Kombinatit vijon të mbetet shqetësim për autoritetet, pasi qytetarët aty krijojnë radhë e dynden për të blerë. Policia dhe Ushtria sot kish...