TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me të prekurit nga koronavirus në Shqipëri. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve pas deklaratës për shtyp, duke dhënë edhe shifrën e saktë të fëmijëve të infektuar.
Ajo u shpreh se fëmijët e infektuar kanë qenë asimptomatikë dhe asnjë grua e infektuar me koronavirus nuk ka lindur ende.
“Nuk ka asnjë grua shtatzënë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi. Nuk kanë pasur nevojë për kujdes spitalor, kanë qënë aspimtomatikë dhe janë në gjendje shumë të mirë. Lehtësimi i masave? Gjithçka që bën qeveria e bën të bazuar dhe me propozimin me Komitetin e Ekspertëve,”-tha zv.ministrja.
Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, ndërkohë që 197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit vijon me patrullin për shkelësit e karantinës. Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me heqje patente dhe bllokim mjeti, 43 sh...
BERAT- Arrestohen nga policia e Beratit dy persona të dyshuar si hajdutët e dyqaneve në fshatin Moravë dhe Lapardha. Të prangosurit janë B. P., 39 vjeç, ...
TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 433, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv dhe 17 persona të tjerë pas testeve t...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar për jetën e shumë të kërkuarit Orgest Bilbilin. Sipas informacioneve mësohet se Bilbili bashkë me një mikun e tij kishin...
TIRANË- Vajza që mbeti e plagosur aksidentalisht, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e djeshme pranë “Xhamllikut” në Tiranës, ku policia u përpla...
TIRANË- Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi sa vjen dhe po përmirësohet, është ky lajmi që vjen nga spitali COVID-1. Sipas informacioneve më...
Aktualitet11 Prill 2020, 08:01
TIRANË- Tregu i Kombinatit vijon të mbetet shqetësim për autoritetet, pasi qytetarët aty krijojnë radhë e dynden për të blerë. Policia dhe Ushtria sot kish...
VlorëGoditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet me anë të metodave speciale të hetimit, operacioni antidrogë “Ka...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku edhe ka folur lidhur me koronavirusin në vend.Moderatori i emisionit, A...
Situata jo e zakontë që krijoi pandemia COVID-19 në shëndetin e popullatës kudo në botë ra si një ortek pa lajmëruar në ekonomi, duke sjellë anormalitet në të g...