Aktualitet

Arrestohen dy hajdutët në Berat, ishin kthyer në tmerrin e farmacive dhe ushqimoreve në Lapardha e Berat

11 Prill 2020, 09:27 Nga DOSJA
Arrestohen dy hajdutët në Berat, ishin kthyer në tmerrin e

BERAT- Arrestohen nga policia e Beratit dy persona të dyshuar si hajdutët e dyqaneve në fshatin Moravë dhe Lapardha. Të prangosurit janë B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit është gjetur një sasi lënde narkotike dhe disa nga sendet e vjedhura. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Berat Finalizohet operacioni policor i koduar “Morava”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Berat, për kapjen e autorëve të disa vjedhjeve. Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Moravës dhe Lapardhasë. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Gjatë operacionit sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në banesën e njërit prej autorëve. Sekuestrohet edhe një sasi e sendeve të vjedhura në farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve. Në këtë kuadër, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Morava”, në kudër të të cilit u kapen dhe u vunë në pranga dy shtetas, konkretisht:

B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë, Berat.

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në fshatin Moravë dhe në fshatin Lapardha, ku kanë vjedhur në disa farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, në harkun kohor të dy muajve të fundit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B. P. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një sasi e madhe ushqimesh dhe pesticide bujqësore. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete në pronësi të autorëve të arrestuar. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen hajdutet ne morave arrestohen hajdutet ne morave

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 08:01

TIRANË- Tregu i Kombinatit vijon të mbetet shqetësim për autoritetet, pasi qytetarët aty krijojnë radhë e dynden për të blerë. Policia dhe Ushtria sot kish...