Aktualitet

Operacioni “Kallarati”/ Aksion gjatë natës në Vlorë, kapet kanabis, në pranga një 31-vjeçar

11 Prill 2020, 06:45 Nga DOSJA
Operacioni “Kallarati”/ Aksion gjatë natës në

Vlorë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me anë të metodave speciale të hetimit, operacioni antidrogë “Kallarati”. Sekuestrohen 14 kg e 406 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Vihet në pranga poseduesi.

Strukturat e DVP Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”. Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit vlore policia e shtetit vlore

Sondazh

Poll