Aktualitet

“Vetëm me maskë oksigjeni”, përmirësohet gjendja shëndetësore e Alimadhit dhe mjekut Xhaxho

11 Prill 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Vetëm me maskë oksigjeni”, përmirësohet gjendja

TIRANË- Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi sa vjen dhe po përmirësohet, është ky lajmi që vjen nga spitali COVID-1. Sipas informacioneve mësohet se deputeti është në gjendje stabël dhe ai ndihmohet nga një maskë oksigjenuese.

Sipas mjekëve ka ende vështirësi në frymëmarrje, por në krahasim me ditët e para gjendja e tij është me e mirë.

Po ashtu dhe situata shëndetësore e mjekut të njohur Roland Xhaxho është përmirësuar, ndërsa doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje më të mirë.

Të tre janë të shtuar në spitalin “Shefeqet Ndroqi” të njohur si COVID-1, ku mësohet se janë 5 persona të tjerë në terapi intensive, ku 4 prej janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi andi koraqi infektohet roland xhaxho masat kunder covid 19 adriatik alimadhi andi koraqi infektohet roland xhaxho masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 08:01

TIRANË- Tregu i Kombinatit vijon të mbetet shqetësim për autoritetet, pasi qytetarët aty krijojnë radhë e dynden për të blerë. Policia dhe Ushtria sot kish...