Aktualitet

Jeta e Orgest Bilbilit në Tiranë, ja kush ishte bashkëpunëtori i tij. Dokumentet që iu gjetën në banesë

11 Prill 2020, 08:55 Nga DOSJA
Jeta e Orgest Bilbilit në Tiranë, ja kush ishte

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar për jetën e shumë të kërkuarit Orgest Bilbilin. Sipas informacioneve mësohet se Bilbili bashkë me një mikun e tij kishin marrë një banesë me qira në zonën e Xhamllikut.

Burime për Dosja.al sqarojnë  se bashkëpunëtori të kërkuarit është shtetasi i identifikuar si A.K. me të cilin jetonte në një banesë. Po ashtu Bilbilit i është gjetur një dokument policie i falsifikuar të cilët e mbante në çantë.

Mësohet se Bilbili është ndaluar nga efektivi i “Shqiponjave” vetëm 30 metra para se të hynte në hyrjen e pallatit, ku edhe banonte. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bilbili, jetonte në katin e shtatë, në hyrjen nr.21 bashkë me mikun e tij A.Kaloshi.

Pasditen e djeshme, Policia ka zhvilluar kontrolle dhe në banesnë e tij, në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë, ku jetonte më një person i cili ishte gjithashtu në kërkim dhe me precedentë penalë.  Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe pasaporta si edhe veshje, të cilat po verifikohet nëse janë përdorur ose jo në ndonjë vepër tjetër penale. 30 vjeçari me inicialet A.K është emër shumë i njohur për policinë për shkak se akuzohet për veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.

Policia po vijon ende në kërkimet, por A.K. është larguar nga banesa, pasi kishte ishte njoftuar për arrestimin e shokut të tij. Hetimet do të vijojnë dëri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet orgest bilbili orgest bilbili arrestohet orgest bilbili orgest bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 08:01

TIRANË- Tregu i Kombinatit vijon të mbetet shqetësim për autoritetet, pasi qytetarët aty krijojnë radhë e dynden për të blerë. Policia dhe Ushtria sot kish...