Bota

“Pacientët dhe stafi janë të ‘trembur’”/ Brenda një prej spitaleve më të goditura në Britaninë e Madhe nga C

11 Prill 2020, 09:43 Nga DOSJA
“Pacientët dhe stafi janë të ‘trembur’”/

BRITANI– Spitali Universitar Croydon si shkak i numrit të lartë të rasteve me koronavirus ka bërë që gjysma e reparteve të tij t’i “dedikohen” vetëm trajtimit të pacientëve me koronavirus.
Ndërkohë stafi i këtij spitali më të goditur në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ata dhe pacientët e tyre janë “të frikësuar” pasi koronavirusi vazhdon kontrollin e tij vdekjeprurës.

Spitali Universitar Croydon ka parë një ndryshim kolosal në repartin që dikur përdorej për të trajtuar pacientët ortopedikë të moshuar, ndërsa sot është shndërruar në një ambient vetëm për për pacientët me koronavirus. Të tjerët pacientë që vuajnë raste më serioze të sëmundjes trajtohen në kujdes intensiv, ku vendi është i mbushur me shumë ventilatorë.

Rreth gjysma e hapësirës spitalore tani i është dedikuar trajtimit të pacientëve me koronavirus. Shefi Ekzekutiv i spitalit Matthew Kershaw tha se ai pret që përqindja të rritet gjatë javëve të ardhshme.

Kryeinfermierja Elaine Clancy tha për Sky News: Pacientët janë të frikësuar dhe kjo është e kuptueshme, stafi është i frikësuar gjithashtu, se ata nuk mund të ndihmojnë më shumë pacientët e tyre, ata janë të frikësuar për veten e tyre, të dashurit dhe kolegët e tyre.

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe spitali universitar croydon koronavirusi në britaninë e madhe spitali universitar croydon

Sondazh

Poll