Bota

Rritet kurba e infektimit në Kosovë, 250 ‘pozitivë’ me koronavirus, vetëm 52 të shëruar

11 Prill 2020, 06:59 Nga DOSJA
Rritet kurba e infektimit në Kosovë, 250 ‘pozitivë’

KOSOVË– Ka shkuar në 250 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, ndërkohë kanë humbur jetën 7 persona.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se rastet e konfirmuara janë raste kontakti nga Ferizaj, Vitia, Hani i Elezit, Prizreni dhe Prishtina. IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 14 pacientëve të tjerë, duke e çuar në 52 totalin.

Sipas IKSHP-së, që nga data 8 shkurt e deri mbrëmë janë testuar 2 mijë e 876 persona, ndërsa në mbikqyrje të mjeëve janë gjithsej 4 mijë e 176 persona që kanë pasur kontakte me rastet e infektuara.

Deri më tani, në nivel global janë shënuar 1.675.285 raste të COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 101.485 persona, shifër për të cilët SHBA mban rekordin botëror.

(K.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll