“Jap 10 mln euro për kokën e tij”/ Kërcënohet me jetë Albin Kurti, agresori e krahason me Fidel Kastron. Nisin hetimet
11 Prill 2020, 06:19Nga DOSJA
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës në ikje, Albin Kurti është kërcënuar sërish më jetë në rrjetin social Facebook. Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, i cili ka ofruar 10 milionë euroë për “kokën” e Kurtit.
Në statusin e tij, kërcënuesi e ka krahasuar kryeministrin me ish-liderin kuban, Fidel Kastro.
“10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që Kurti kërcënohet në rrjetet e tij sociale, pasi më 28 dhjetor të vitit të kaluar, u kërcënua me jetë nga Haxhi Hoti, ish-kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate. Megjithatë asokohe, Kurti kërkoi lirimin e Hotit, në mënyrë që ai të kalonte festat e fundvitit me familjen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LONDËR– Kryeministri britanik Boris Johnson po e merr veten në kohë rekord pasi ka dalë nga terapia intensive. Sipas mjekëve, ai tanimë është në gjendje të...
ITALI– Ujku, mjegull do thonë. Ky është pikërisht rasti në Itali, ku në një kohë vendi është përfshirë nga kriza e koronavirusit, Mafia po u vjen në ndihm...
Numri i viktimave nga koronavirusi në rang global i kanë shkuar në 106,347 persona, ndërkohë të infektuarit janë më shumë se 1.7 milionë njerëz. Deri më tani sh...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas IGJEUM, ditën e sotme n...
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ditën e sotme në një konferencë për shtyp është shprehur se virusi vdekj...
SUEDI– Edhe pse Suedia vazhdon të mos izolohet për shkak të Covid-19, po shënohen viktima edhe më pak në krahasim me vendet e tjera. Në Suedijanë regjistr...
Për herë të parë Pandemia e Covid-19 ka bërë që në të gjithë botën të anulohen shumë evente apo ngjarja të rëndësishme por nuk ka përjashtuar as ritet fetare.Pi...
SHBA– Amerika deri më tani është vendi më i prekur nga Covid-19. Autoritetet vendase kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 1324 persona dhe numri në...
FRANCË– Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm ku gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 987 persona. Kështu në vend numri total i viktimave ka shkuar në...
ITALI– Kryeministri Italian Giuseppe Conte, ditën e sotme ka njoftuar për masat e reja që do të vendosen për Italinë për shkak të pandemisë së Covid-19.Conte ës...