Bota

Mbi 500 mijë të infektuar dhe 18,761 viktima, Trump dëshiron të lehtësojë masat: Faktet do të përcaktojnë vedimin tim

11 Prill 2020, 09:22 Nga DOSJA
Mbi 500 mijë të infektuar dhe 18,761 viktima, Trump dëshiron

SHBA– Amerika është një prej vendeve me nurmin më të lartë të të infektuarëve ka konfirmuar ditën e sotme se janë rregjistruar mbi 500,000 mijë të sëmurë, numri i të vdekurve ka shkuar në 18.7 61.

Pavarësisht rritjeve të tilla në numrin e rasteve, ka disa shenja që masat e qëndrimit në shtëpi në SHBA kanë shumë ndikim. Të premten, guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, u  shpreh optimist për kujdesin që qytetarët kanë treguar sa i përket koronavirusit, duke shtuar se rastet e reja janë në ulje.

Organizata Botërore e Shëndetit dhe Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të Amerikës, të dy kanë paralajmëruar se lehtësimi i masave mund të sjellë një valë të dytë të virusit. Megjithatë pavarësisht mendimit të ekspertëve Presidenti Donald Trump ka treguar se kërkon të heqë sa më parë kufizimet.

Trump, në dukje i shqetësuar nga totali ditor që shënon Amerika, por ai është nën presion pasi numri i të papunëve në vend është rritur ndjeshëm me izolimin në shtëpi, duke iu thënë gazetarëve se ai shpresonte të hapte ekonominë “shumë, shumë, shumë, shumë shpejt”.

“Unë dua ta lehtësoj masat sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky vend ishte menduar të ishte i hapur dhe i gjallë dhe i shkëlqyeshëm. Faktet do të përcaktojnë se çfarë vedimi do të marr unë. Por ne duam që vendi të mos jetë i izoluar.“- tha Trump.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne shba new york anthony fauci koronavirusi ne shba new york

Sondazh

Poll