Bota

“Eci nëpër dhoma dhe shoh pacientët e vdekur.” Infermierja 35-vjeçare në SHBA tregon tmerrin që përjeton në punë, n

11 Prill 2020, 08:41 Nga DOSJA
“Eci nëpër dhoma dhe shoh pacientët e vdekur.”

SHBA– Sot  kur koronavirusi ka vrarë mbi 100 mijë në mbarë botën dhe ka infektuar mbi 1.7 milionë të tjerë, shpresa e vetme e njerëzve është tek ndihma që japin mjekët dhe infermierët. SHBA tashmë është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të të infektuarëve pasi ka rregjistruar mbi 400 mijë të sëmurë nga ky virus.  E duke qenë se situata është teje e vështirë shumë mjekë e infermierë tregojnë vështirësinë dhe situatat e tyre që trishta me të  cilat përballen në punë.

Një infermiere 35 -vjeçare në Qendrën e Kujdesit Intensiv në SHBA, e cila punon në vijën e parë të luftës me virusin vdekjeprurës, ka shpërthyer në lot teksa po  tregonte dhimbjen që po ndjen në punë. Ajo u shpreh se shumë nga pacientët e saj vdesin.

Sipas mediave të huaja thuhet se më datë  30 mars  D’neil Schmall ishte transferuar në New York, në epiqendrën globale të shpërthimit të koronavirusit, me qëllim të ndihmës për luftën ndaj virusit, ku gjatë këtyre  ditëve të  muajit  prill ajo ka punuar me të sëmurët në Parkun Qendror, spitali i përkohshëm që u ngrit në New York me shpërthimin e virusit.

Përmes një videoje që është bërë virale në mediat sociale infermierja tregon rreth realitetit në punën e saj ku thotë se është lodhur duke parë çdo ditë pacientët e saj të vdekur.

Jam lodhur duke ecur nëpër dhoma, dhe duke parë pacientët e vdekur. Thjesht eci në një dhomë dhe atje është një kufomë. Jam lodhur, i telefonoj familjeve dhe u tregoj atyre lajmin. Nëse keni ndjerë ndonjëherë se është shumë normale të ndjesh dhembshuri për njëri-tjetrin, tani është koha kur të gjithë duhet të kemi dhembshuri për njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të paktën të kuptojmë se çfarë po kalon personi tjetër. Thjesht kam aq shumë trishtim.”- u shpreh 35-vjeçarja.

Ajo ka kërkuar mirëkuptim nga publiku dhe ju ka bërë thirrje atyre të kenë më shumë dhembshuri për njëri-tjetri,  ku shton se shumë njerëz mendojnë se stafi mjekësor është imun për të dyja sëmundjet, dhe dhimbjen e zemrës me të cilën duhet të përballen çdo ditë.

‘Qava gjithë rrugën deri në shtëpi. Nuk besoj se njerëzit e kuptojnë se sa stresuese është kjo punë. Unë u trajnova për çdo gjë në botë, por kjo është kaq stresuese. Të gjithë po përpiqemi shumë, por kemi akoma shumë për të bërë. Edhe ne jemi njerëz.’ – tha ajo me lot në sy.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  d’neil schmall infermierja ne shba koronavirusi ne shba new york  d’neil schmall infermierja ne shba koronavirusi ne shba new york

Sondazh

Poll