Aktualitet

Numri i të infektuarve shkon në 433, brenda 24 orëve fitojnë betejën me COVID-19 edhe 20 pacientë të tjerë

11 Prill 2020, 05:16 Nga DOSJA

TIRANË– Pas dy ditëve me numër të ulët infektimesh, rritet sërish numri i personave me koronavirus në vendin tonë duke e çuar totalin në 433. Sot janë shënuar 17 raste të reja, ku edhe janë ‘rizgjuar’ vatrat në Pukë, Lushnje, Fier dhe Krujë, ndërsa Tirana dhe Shkodra, vijojnë në mënyrë konstante raste të reja. 

Ndërkohë që 217 persona janë shëruar, 53 të tjerë janë ende në spital ku edhe po marrin mjekimin e nevojshëm nga ana e mjekëve. Tek Infektivi, 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive, dhe vetëm një prej tyre nuk ka nevojë për intubim. 

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se deri më tani ishin 16 fëmijë të infektuar me koronavirus por që nuk kishin simptoma, ndërsa asnjë nga gratë shtatzënë pozitive nuk kanë lindur. 

Të dhëna të reja janë mësuar edhe lidhur me gjendjen e ‘pacientit VIP’, deputeti Adriatik Alimadhi. Mësohet se ai sa vjen dhe po përmirësohet, edhe ndihmohet nga një maskë oksigjenuese. Sipas mjekëve ka ende vështirësi në frymëmarrje, por në krahasim me ditët e para gjendja e tij është me e mirë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 17:40

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në Tiranë. I ftuar në studion e lajmeve...