Aktualitet

Qytetarët disiplohen për radhën, Rama: S’është çështje e fashës orare. Vendi nis izolimin, javën e ardhshme fillojnë

11 Prill 2020, 05:22 Nga DOSJA
Qytetarët disiplohen për radhën, Rama: S’është

TIRANË– Sot ishte dita e fundit e daljes për këtë javë, pasi prej orës 13:00 ka nisur izolimi dhe gjithçka është mbyllur. Të dielën nuk do ketë asnjë shërbim hapur dhe qytetarët sot kanë bërë blerjen e nevojshme për këto orë që do jenë në izolim. Por këtë të shtunë, nuk ka pasur dyndje në tregje si në javët e tjera, por qytetarët janë disiplinuar. Në tregun e Kombinatit, që ishte dhe “delja e zezë”, qytetarët kanë respektuar distancën dhe janë përshëndetur dhe nga Rama.

Kryeminsitri në një postim në mediat sociale, ka thënë se nuk është çështja e fashës së orareve që ka krijuar radhën, por ka qenë disiplinimi i qytetarëve. Ndërkohë jo në të gjithë vendin masat janë repsektuar siç duhet pasi Policia ka njoftuar ndëshkimin e dhjetëra qytetarëve. Në një njoftim për mediat, Policia ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me heqje patente dhe bllokim mjeti, 43 shoferë, ndërsa 330 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë sepse qarkullonin pa arsye. 

Por masat parandaluese pritet që të lehtësohen javën e ardhsdhme pasi vetë kryeministri Edi Rama ka njoftuar dje se nga e hëna do të ketë një regjim të për daljen nga banesa. Rama dha se do të zgjerohet fasha e orareve të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, të cilat do jenë të hapura deri në orën 17:30.

Gjithashtu orari i lëvizjes nuk do të jetë më 60 minuta por 90 dhe mund të lejohet lëvizja me automjete e personave që shkojnë në punë. Megjithatë me lirinë vjen edhe dënimi, pasi shkelësit do të ndëshkohen deri në 15 vite burg, në bazë të ndryshimeve që priten të miratohen në Kodin Penal.

(K.M. A.B. Dosja.al)               

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 17:40

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në Tiranë. I ftuar në studion e lajmeve...