Aktualitet

“Do ja dalim”/ Emeli, Altea, Ensari dhe shumë të tjerë, të vegjlisht shqiptarë falenderojnë më të rrezikuarit gjatë

10 Prill 2020, 20:33 Nga DOSJA
“Do ja dalim”/ Emeli, Altea, Ensari dhe shumë të

TIRANË– Vogëlushët shqiptarë kanë falenderuar mjekët dhe efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të luftës me Covid-19. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, shihet se si të vegjlit falenderojnë të gjithë për punën e bërë gjatë kohës së pandemisë së Covid-19, ndërkohë që u bëjnë thirrje të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.

Faleminderit vogëlushëve për mesazhet kuptimplotë. Një grup fëmijësh që jetojnë në Shqipëri, një vajzë që jeton në Gjermani dhe një fëmijë që jeton në Kosovë kanë realizuar këtë video falënderuese për të gjithë ata që në këtë situatë të vështirë duhet të jenë në punë, pavarësisht rrezikut. Mesazhet e këtyre vogëlushëve janë inkurajim se nesër do jetë më mirë se sot dhe duke bërë durim, bashkërisht do ia dalim e përsëri do ketë jetë e gëzim për të gjithë,“- shkruhet në videon e publikuar nga Policia.

Shqipëria ka mbushur plot një muaj që është futur në karantinë. 416 persona janë të infektuar në vendin tonë dhe 24 kanë vdekur.  Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar.

Ministria e shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që numri i të shëruarve nga covid-19ka shkuar në 183.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femijet shqiptare koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit femijet shqiptare koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 17:40

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në Tiranë. I ftuar në studion e lajmeve...