Bota

“Mund të ndodhë çdo 20 vite”, Bill Gates paralajmëron pandemi të tjera: Vendet e pasura morën shuplakë nga Co

10 Prill 2020, 17:53 Nga DOSJA
“Mund të ndodhë çdo 20 vite”, Bill Gates

SHBA– Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili ka shpenzuar miliona dollarë nga pasuria e tij për të ndërtuar 7 kompani për shpikjen e vaksinës kundër Covid-19, së fundmi është shprehur se bota është e rrezikuar nga infeksione të ngjashme nëse nuk merren masa paraprake dhe nuk financohet për të spitalet apo për prodhimin e pajisjeve mjekësore.

Miliarideri shtoi se epidemi të reja ose të ngjashme mund të priten tashmë çdo 20 vjet dhe theksoi se rreziku i pandemive është në këtë nivel për shkak se janë rritur udhëtimet në të gjithë botën.

“Kjo mund të jetë kriza më e madhe që njerëzit kanë përjetuar në jetën e tyre. Por ka dhe një mundësi kuptimplotë që me masën aktuale të udhëtimeve global, këto gjëra të ndodhin çdo 20 vjet,”- tha ai.

Po ashtu Gates është shprehur se vendet e zhvilluara duhet të mbeshtesin të tjerët në luftën kundër virusit.

“Dollarët mund të ndihmojnë që gjërat të mos përkeqësohen, të ndihmojnë në koordinimin dhe përshpejtimin e prodhimit të vaksinës. Nuk ka dyshim se vendet nuk kanë shpenzuar atë që duhet të shpenzonin për t’u përgatitur për gjëra të tilla, pasi kjo preku vendet e pasura .. ato morën një shuplakë fytyrës.”- ka thënë më tej ai.

Burimi:Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates koronavirusi ne shba bill gates koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll