Bota

Covid-19 gjunjëzon miliarderët, 226 persona dalin nga lista e të pasurve e “Forbes”, Jeff Bezos humb 18 mld dollarë

10 Prill 2020, 16:55 Nga DOSJA
Covid-19 gjunjëzon miliarderët, 226 persona dalin nga lista e të

AMERIKË -Revista e “Forbes” në një shkrim të publikuar disa ditë më parë ka theksuar se për shkak të pandemisë së Covid-19, 266 persona e kanë humbur statusin e miliardierit, çka do të thotë se pasuria e tyre ka rënë ndjeshëm.

Themeluesi i ‘Amazon’ Jeff Bezos, i cili është në krye të listës për tre vite me radhë, këtë vit nuk mban të njëjtat ritme. Pasuria e Bezos vlerësohet në 113 miliardë dollarë, por ajo ka shënuar rënie prej 18 miliardë dollarë amerikanë në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërkohë edhe disa miliarderë të tjerë, janë 51 % më pak të pasur se vitin e kaluar.

Tashmë shuma e lekëve të të gjithë miliardierëve në të gjithë botën është rreth tetë trilionë, ku si pasojë e Covid-19 ka rënë 700 miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar.
Në listën më të re të “Forbes” ka gjithsej 2 095 miliarderë.

Burimiobserver

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jef bezon koronavirusi ne amerike jef bezon koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll