Bota

Maqedoni e Veriut/ Shkon në 32 numri i viktimave në vend, 711 të infektuar në total nga Covid-19

10 Prill 2020, 15:37 Nga DOSJA
Maqedoni e Veriut/ Shkon në 32 numri i viktimave në vend, 711 të

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e  Veriut kanë humbur jetën 2 persona nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe numri total i viktimave në vend ka shkuar në 32.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me virusin vdekjeprurës 48 persona dhe numri i të prekurve në total ka shkuar në 711.

Mediat vendase bëjnë me dije se deri më tani janë shëruar 41 persona dhe në gjendje kritike ndodhen 15 të tjerë.

 Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz në rang global dhe ka vrarë afro 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit, duke shnëuar rekorde në vdekjen e njerëzve 87,725 të infektuar dhe 4,778 viktima. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, po mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll