Aktualitet

Vuan nga epilepsia dhe skolioza/ Kërkohet ndihmë për 15-vjeçaren nga Korça, i nevojitet një operacion jashtë shtetit

10 Prill 2020, 13:45 Nga DOSJA
Vuan nga epilepsia dhe skolioza/ Kërkohet ndihmë për

KORÇË- Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksinë e Dosja.al. Kërkohet ndihmë për një 15-vjeçare, e cila vuan nga epilepsia dhe nga skolioza. Të miturës i duhet patjetër që të kryeje operacionin pasi gjendja aktuale mund t’i kushtojë edhe jetën.

Ajo që na ka shkuar ka qënë e motra e 15-vjeçares, e cila ka shpjeguar edhe situatën e rëndë të familjes së saj. Vajza tregon se e ëma nuk punon pasi kujdeset për të motrën, ndërsa i ati punon si polic privat.

Familja nga Korça kërkon ndihmë, për të dëguar jashtë shtetit për një operacion vajzën e tyre, e cila edhe pse 15 vjeçe, nuk mund të kujdeset për veten, as për gjërat më bazike. Kohët e fundit gjendja e saj është përkeqësuar, pasi ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka rrezik që të pësojë hemoragji të brendshme.

“Ju lutem më ndihmoni të shëroj motrën. Me dorën në zemer ju drejtohem, të më ndihmoni!,”-shkruan në mesazhin e saj e motra.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 15 vjecarja me skolioze apeli per ndihme 15 vjecarja me skolioze apeli per ndihme

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 12:36

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. P...