Politike

Ambasadorja Kim mbledhje online me disa kryetarë bashkish: Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë

10 Prill 2020, 11:44 Nga DOSJA
Ambasadorja Kim mbledhje online me disa kryetarë bashkish: Faleminderit

TIRANË– Ambasadorja amerikane ne Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një mbledhje online me disa kryetarë bashkish në vend. konkretisht Kim, ka biseduar me kryebashkiakun e Tiranës, Korçës, Fierit dhe me prefektin e Durrësit, të cilët i ka falenderuar për punën e bërë.

“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19,”-shkruan Kim në njoftimin e saj.

Disa ditë më parë, Kim zhvilloi një bisedë telefonikë edhe më kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll