Aktualitet

Ministria sqaron vdekjen e pacientit të 24-të: Nuk kishte simptoma të COVID-19, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti

10 Prill 2020, 13:36 Nga DOSJA
Ministria sqaron vdekjen e pacientit të 24-të: Nuk kishte simptoma

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar vdekjen e pacientit të 24-të nga COVID-19. Në një njoftim për mediat, ministria bën me dije se i moshuari nuk ka humbur jetën nga COVID-19, por ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme. 

Mw tej sqarohet se 85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se: I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19. I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme. 

85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID19 në Shqipëri”, shkruhet nw njoftim.

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 416 të infektuar dhe 24 viktima. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 12:36

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. P...