Aktualitet

Dyshohet se do kryente një vrasje, zbardhet plani që e nxorri Orges Bilbilin me kapuç në rrugë

10 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
Dyshohet se do kryente një vrasje, zbardhet plani që e nxorri Orges

TIRANË– Orges Bilbili, i rrezikshmi që u plagos mesditën e sotme në rrugën “Sitki Çiço” dhe më pas u vu në pranga, dyshohet se po përgatitej për një vrasje. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se autori i masakrës së Lushnjes, që ishte në kërkim prej gjashtë vitesh, po përgatitej për një vrasje të radhës.

Me një kapuç në kokë dhe me armë zjarri me vete, Orges Bilbili, i shumë kërkuar, doli sot nga shtëpia me një synim të qartë, por që ende nuk dihen detaje në lidhje me destinacionin e tij.

Mesditën e kësaj të premtejeOrges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bans së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri.

Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 12:36

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. P...