Aktualitet

10 Prill 2020, 12:36 Nga DOSJA

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. Për disa minuta, efektivi i Shqiponjave e ka ndjekur me vrap, teksa Bilbili herë pas herë i tregonte armën.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjithë skena e ndjekjes dhe e plagosjes është parë nga një 50-vjeçar, i cili kishte dalë në ballkonin e banesës së tij. Menjëherë sapo ka pikasur armët, qytetari ka telefonfuar Policinë, edhe pse efektivi kishte kërkuar po ashtu përforëcime nëpërmjet radios.

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane tirane

Sondazh

Poll