Aktualitet

21 kg heroinë dhe kokainë brenda kamionit, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

10 Prill 2020, 12:18 Nga DOSJA
21 kg heroinë dhe kokainë brenda kamionit, arrestohet

Itali- Policia italiane në Bari ka arrestuar një shqiptar, 47-vjeç (indentieti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur rreth 21 kg drogë e llojit kokainë dhe heroinë. Mediet italiane shkruajnë se janë kapur 12 kg kokainë, e cila ishte e vendosur në 11 pako dhe 8.8 kg heroinë, e cila ishte e vendosur në 8 pako. Mësohet se 19 pakot e drogës ishin fshehur në pjesën e marrshit të kamionit, që drejtohej nga 47-vjeçari.

 

 

Droga u zbulua nga qentë e pikës së postbllokut të ngritur për COVID-19. Shoferi deklaroi para policëve se kishte ardhur nga Durrësi dhe po udhëtonte drejt provincave të Piacenza-s dhe Bergamos, pasi po transportonte veshje. Por, sapo kamioni ndaloi, qentë nuhatën drogën dhe pas kontrollit të imtësishëm të mjetit u gjet lënda narkotike.

Burimi: attualita.it

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 20 kg heroinë dhe kokainë brenda kamionit arrestohet 47-vjeçari shqiptar në romë 20 kg heroinë dhe kokainë brenda kamionit arrestohet 47-vjeçari shqiptar në romë

Sondazh

Poll