Aktualitet

2 infermierë në Tiranë fitojnë betejën me COVID-19, shkon në 30 numri i personelit mjekësor të shëruar

10 Prill 2020, 11:34 Nga DOSJA
2 infermierë në Tiranë fitojnë betejën me COVID-19,

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se betejën me COVID-19 e kanë fituar edhe dy infermierë në Tiranë. Numri i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 30.

Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me ?#COVID19? është një lajm i mirë për të gjithë! Edhe 2️⃣ infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP?? Shkon në 3️⃣0️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 Deri tani janë 1️⃣8️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?#FORCA”, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Shqipëria vijon luftën me COVID-19. 416 persona janë të infektuar në vendin tonë, 24 kanë humbur jetën dhe 182 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19.  Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll