Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në universitete, Lleshaj: Ishte kërkesë e administratorit të Universitetit

6 Shkurt 2019, 12:54 Nga DOSJA
Ndërhyrja e policisë në universitete, Lleshaj: Ishte

Në debatin e zhvilluar në Komisionin e Medias, ministri i Brendshëm është përgjigjur para deputetëve të opozitës lidhur me çështjen e ndërhyrjes së Policisë në Universitet.

Ishte deputeti Flamur Noka që pyeti ministrin si u bë ndërhyrja. Lleshaj tha se Policia ndërhyri pas kërkesës së Universitetit dhe rektorit.

Debati:

Flamur Noka: Ka qenë një kërkesë e Universitetit. A quhet administrator titullar? A lejohet që ai t’i drejtoeht policisë për ndërhyrje? Duhet dokument, jeni autoriteti më i lartë. Duhet të na thoni ky është titullari që na e kërkoi. A ju duket normale që policia ndërhyn me kërkesë të një titullari.

Sandër Lleshaj: Kam ardhur këtu me kërkesën tuaj për të dhënë informacion dhe shpjegime. Dhunën unë nuk e pranoj, ju e thoni si status.

 

Albana Vokshi: Ja ku e keni…audion nëse e keni vijeni se na ndihmon.

Lleshaj: Aty keni dy palë që po përplasen me njëri-tjetrin.

Vokshi: Kam një pyetje shumë shkurt. A kanë shkelur ligjin policët, ligjin shqiptar them, ligjin për policinë dhe ligjin për Arsimin e Lartë.

Lleshaj: E nderuar, s’mund të përgjigjem kaq thjesht me poo se me jo.  Policia ka shkuar atje referuar një kërkese ligjore. Ka patur një kërkesë të bazuar në ligj që policia është përgjigjur. S’jam i fundit që e vendos, në vlerësimin tim. S’kam konstatuar shkelje ligjore.

Vokshi: E thoni këtë me përgjegjësi?

Lleshaj: Si polic jo. S’jam i papërgjegjshëm.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj urdheri për policinë në univesitete sander lleshaj urdheri për policinë në univesitete

Sondazh

Poll