Aktualitet

VIDEO-PAMJET E RËNDA/ Momentet kur Orges Bilbili qëndron i shtrirë përtokë i plagosur nga polici, si e kanosi efektivin e S

10 Prill 2020, 10:41 Nga DOSJA
VIDEO-PAMJET E RËNDA/ Momentet kur Orges Bilbili qëndron i

TIRANE- Dosja.al sjell pamjet ekskluzive të momentit kur agresori që kërcënoi se do të vriste policin e Shqiponjave nëse nuk do të largohej për të evituar kontrollin qëndron i shtrirë përtokë. Ai është Orges Bilbili, i njohur ndryshe edhe si killeri i një sërë vrasjeve në Lushnje. Bilbili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për një sërë vrasjesh.

Ai tanimë është transportuar tek Spitali i Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bilbili mori një plumb në këmbë nga polici i Shqiponjave.

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 10:09

TIRANË– Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Rebani Jaupaj ka bërë gjithë kronologjinë e plagosjes së ndodhur në zonën e “Xhamllikut” mesditën e sotme. Sipa...