Aktualitet

Zbulohet identiteti i ‘killerit’ që i drejtoi armën policit të Shqiponjave, Orges Bilbili, autori i masakrës së Lushnje

10 Prill 2020, 10:21 Nga DOSJA
Zbulohet identiteti i ‘killerit’ që i drejtoi armën

TIRANË- Dosja.al zbulon se qytetari që nuk pranoi t’i bindej sot drejt Policisë së Shtetit, dhe i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave është Orges Bilbili. Bilbili ndodhej në zonën e Xhamllikut ku po lëvizte me këmbë kur është pikasur nga polici i Shqiponjave. Bilbili i tha policit se do e qëllonte dhe i drejtoi armën. Në këtë moment, polici pasi e ndoqi me vrap dhe e paralajmëroi e ka qëlluar në këmbë.  Ai është një person i shumëkërkuar, i njohur edhe si pjesë e bandës së Lushnjës.

Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali. Ngjarja e fundit ku iu dëgjua emri është ngjarja e 1 nëntorit 2019, ku Orges Bilbili u dyshua se është njëri nga organizatorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 10:09

TIRANË– Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Rebani Jaupaj ka bërë gjithë kronologjinë e plagosjes së ndodhur në zonën e “Xhamllikut” mesditën e sotme. Sipa...