Aktualitet

‘50 mijë euro, për ‘kokën’ e Haxhiut dhe Bilbilit,’/ Kapja e lushnjarit të shumëkërkuar, Artan Hoxha: Nuk është

10 Prill 2020, 11:24 Nga DOSJA
‘50 mijë euro, për ‘kokën’ e Haxhiut dhe

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me kapjen e Ogres Bilbilin në Tiranë, gjatë një operacioni rastësor. Hoxha, në një lidhje direkte për AbcNeës, tha se efektivi nuk e ka njohur për asnjë moment kur ka qënë agresori, pasi në të kundërt do të kërkonte përforcime.

Edhe njëherë tjetër, gazetari Hoxha ka rikujtuar se shpërblimi për informacione të vlefshme për kapjen e Bilbilit dhe bashkëpunëtorit të tij, Laert Haxhiut, ka qënë 50 mijë euro.

“Nuk e ka ditur që ishte Orges Bilbili, se po ta dinte do ta vëzhgonte nga larg dhe do të kërkontë përforcime. Është rast i rallë. Por ka dyshuar kur ka future dorën në çantë. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Nuk është e lehtë që ai të zbërthehet, por asnjëherë nuk i dihet. Do zbardheshin një sëri ngjarjesh,”-tha Hoxha.

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane tirane artan hoxha orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 10:09

TIRANË– Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Rebani Jaupaj ka bërë gjithë kronologjinë e plagosjes së ndodhur në zonën e “Xhamllikut” mesditën e sotme. Sipa...