Aktualitet

FOTO-MOMENTI/ Kërcënoi se do vriste policin, ja sesi e prangosën kolegët e “Shqiponjave” killerin e rrezikshëm

10 Prill 2020, 10:59 Nga DOSJA
FOTO-MOMENTI/ Kërcënoi se do vriste policin, ja sesi e prangosën

TIRANE– Këto janë momentet kur kolegët e repartit Shqiponja kanë arrestuar Orges Bilbilin, pasi u plagos nga efektivi i këtij reparti. Kolegët e repartit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kur kanë parë të shtrirë Bilbilin. Ata kanë bërë arrestimin e tij dhe vënien e prangave, me të cilat ka shkuar edhe në spitalin e Traumës për të marrë trajtimin mjekësor pasi ka mbetur i plagosur në këmbë.

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 10:09

TIRANË– Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Rebani Jaupaj ka bërë gjithë kronologjinë e plagosjes së ndodhur në zonën e “Xhamllikut” mesditën e sotme. Sipa...