Aktualitet

Shkodra ‘vatër e kuqe’ infeksioni/ 4 raste të reja gjatë orëve të fundit, nuk dihet se kush i ka infektuar

10 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
Shkodra ‘vatër e kuqe’ infeksioni/ 4 raste të reja

Shkodër- Shkodra ende mbetet një ‘vatër e kuqe’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 raste të reja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 1 prej tyre jeton në lagjen Kiras, dy të tjerë në Livadhe dhe një tek Stacioni i Trenit. Nuk dihet ende nëse këta persona janë vatra të reja infeksioni dhe se kush mund t’i ketë infektuar.

416 të infektuar dhe 23 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 08:16

SHQIPERI- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 49 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit....