Aktualitet

Kurba e COVID-19 vijon rënien, sot vetëm 7 raste të reja me koronavirus, Tirana nuk njeh ‘pushim’

10 Prill 2020, 09:02 Nga DOSJA

TIRANË– Tjetër lajm i mirë nga situata e koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e të prekurve nga pandemia, duke deklaruar se sot në vend janë shënuar vetëm 7 raste të reja, duke e çuar totalin në 416. Ndërkohë 17 persona janë shënuar 24 orët e fundit, duke e çuar në 182 numrin total të personave që kanë fituar betejën me covid-19.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste, 3 në Tiranë dhe 4 të tjerë në Shkodër. Dje të infektuar kishte në Elbasan, ndërsa sot harta është zgjedhurar në Shkodër. Sa i përket Tiranës, kryeqyteti ka rritje konstante të rasteve.

Deri më tani betejën me koronavirusin e kanë humbur 23 qytetarë. Në spitalin Infektiv, aktualisht janë 50 të shtruar, 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe vetëm 1 prej tyre është i intubuar. Tek “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, 4 prej të cilëve kanë intubuar. Në fund të deklaratës, MSH ka përsëritur edhe njëherë se masat e vendosura duhet të vijojnë që të respektohen për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste. Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishp koronavirusi ne shqiperi marjeta dervishi ishp koronavirusi ne shqiperi marjeta dervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 08:16

SHQIPERI- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 49 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit....