Aktualitet

“Keni thyer karantinën, më jepni para dhe do ua fal”/ Si iu bënte presion qytetarëve 43-vjeçari mashtrues që vishej si

10 Prill 2020, 07:53 Nga DOSJA
“Keni thyer karantinën, më jepni para dhe do ua fal”/ Si

Kuçovë-Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ismet Hadës në Kuçovë, i cili vishej si polic dhe u merrte para qytetarëve me anë të presionit. Mësohet se 43-vjeçari, ka shfrytëzuar këtë situatë të krijuar nga koronavirusi dhe “preja” e tij ishin personat që kishin thyer karantinën. Sipas policisë 43-vjeçari prezantohej si shef policie dhe u ka marrë dy qytetarëve para dhe një celular, me argumentin se po i falte që kishin shkelur rregullat. “Keni thyer karantinën, me jepni lekët dhe do jua fal”, iu thoshte ai qytetarëve.

Njofitmi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mashtruesi në kuçovë ismet hada arrestohet mashtruesi në kuçovë ismet hada

Sondazh

Poll