Aktualitet

Mjekja shqiptare në San Marino: Bëjmë turne të rënda, 12-13 orë në ditë, gjendemi përballë një situate të re

10 Prill 2020, 06:28 Nga DOSJA
Mjekja shqiptare në San Marino: Bëjmë turne të rënda,

Tiranë- Silvana Shametaj Ruli, eksperte e sëmundjeve të brendshme në spitalin e San Marinos tregoi për emisionin “Opinion” eksperiencën e saj në vijën e parë të frontit të mjekëve që luftojnë me COVID-19.

Bëjmë shumë orë punë, 12, 13 orë në ditë. Jemi duke bërë turne të shpeshta edhe të rënda. San Marino ka një spital ku janë të gjitha patologjitë bashkë. Gjendemi përballë një situate të re ku i gjithë spitali mjekon pacientë me covid”, tha ajo.

San Marino është një shtet me popullsi të vogël po ku vdekshmëria në raport me popullsinë ka qenë nga më të lartat. Ruli tha se kjo ka disa arsye. Ajo renditi mënyrën e jetesës, moshën e pacientëve por edhe mundësinë e lartë të diagnostikimit që ka ndërmarrë vendi që do të thotë se ka pak raste të fshehura.

San Marino është një shtet shumë i vogël ku jetëgjatësia mesatare e popullsisë është shumë e lartë, 85 për femrat dhe 82 për meshkrujt. Ky nr i lartë mund të ketë ndikuar në vdekshmërinë e lartë. Shumica e vdekjeve ka ndodhur në pacientë mbi 70 vjec. Përhapja e virusit lidhet edhe me mënyrën e të jetuarit të san marinezëve. Duke qenë popullsi e vogël ata jetojnë në komunitet të gjithë në një trung familjar. Përsa i përket infektimeve nuk është numër shumë i lartë por kemi numër të lartë diagnostikimesh. Numri i lartë i të diagnostikuarve lidhet me faktin se është diagnostikuar shumë duke qenë se San Marino është shtet i pasur”, tha mjekja.

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silvana shametaj ruli silvana shametaj ruli

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 20:43

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj nuk është lëkundur aspak kur ka parë që një emigrante e sapo kthyer nga jashtë është mbyllur në karantinë në një dhomë të vo...