Aktualitet

I dënuar me 4 vite burg në Britaninë e Madhe për sulm seksual, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

10 Prill 2020, 06:43 Nga DOSJA
I dënuar me 4 vite burg në Britaninë e Madhe për sulm

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 23-vjeçarin, Ardit Mali, pasi rezulton i dënuar në Britaninë e Madhe me 4 vite burg për veprën penale “sulm seksual”. Pritet që 23-vjeçari të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, ku atje do të vuajë edhe dënimin.

Njoftimi i Policisë:

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, vihet në panga një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester / Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Falë edhe kontributit të madh të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për lokalizimin e këtij shtetasi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit mali arrestohet i riu në tiranë ardit mali arrestohet i riu në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 20:43

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj nuk është lëkundur aspak kur ka parë që një emigrante e sapo kthyer nga jashtë është mbyllur në karantinë në një dhomë të vo...