Bota

Koronavirusi në Itali/ Conte: Durimi ka vdekur, do heqim dorë nga BE nëse nuk ofrohen ndihma

10 Prill 2020, 09:09 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ Conte: Durimi ka vdekur, do heqim dorë nga BE

ITALI– Italia, një ndër vendet me më shumë turistë në të  gjitha muajt e vitit, prej më shumë se një muaji është kthyer në një shtet “fantazmë” pas masve drastike që janë marrë kundër Covid-19 të  gjithë janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që është  një ndër  vendet me numrin më të lartë të të vdekurëve, Italia po përballet edhe me krizën ekonomike e cila po përjeton efektet e para të reçesionit.

Për këtë shkak Kryeministri i vendit Guissepe Conte ka bërë një mesazh mjaft të ashpër për Bashkimin Evropian.

“BE-ja duhet të veprojë në mënyrë sa më të shpejt dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.-tha Conte.

Ndërsa teksa ka folur për gazetën gjermane Bild, Conte theksoi se nëse nuk shfrytësohen tani të gjitha paktetat finaciare, shumë shpejt mund të ketë një dështim shumë të madh.

 “Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur. Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”.- u shpreh Conte.

Kujtojmë që Italia aktualisht ka kaluar në fazën e dytë të aplikimit të masave, ndërsa kurba e infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me fillimin e përhapjes së virusit.

Burimi:  isole24ore

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guissepe conte koronavirusi ne itali guissepe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll