Bota

Patën kontakt me gazetarin e infektuar/ Zoran Zaev dhe lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut vetëizolohen

10 Prill 2020, 08:43 Nga DOSJA
Patën kontakt me gazetarin e infektuar/ Zoran Zaev dhe lideri i

Maqedoni e Veriut– Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev dhe kreu i partisë opozitare në vend VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski janë vetë-izoluar pasi kanë mësuar se kanë pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga  ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim, për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili është i infektuar me COVID-19. Ai ka theksuar se  Zaev dhe Mickoski janë testuar menjëherë dhe pritet përgjigja e analizave.

“Liderët e dy partive më të mëdha në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14 ditor. Pas informatave që i mori ministria e shëndetësisë se një gazetar nga një medium, konkretisht nga një TV është pozitiv me Kovid-19, i cili gazetar javën e kaluar realizoi intervista me liderët e partive, LSDM dhe VMRO-DPMNE, menjëherë edhe Zaev edhe Mickoski janë testuar. Rezultati i Hristijan Mickoskit i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndroj në vetizolim të detyrueshëm deri në 14 dita nga kontakti me gazetarin e infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për anketa tjera epidemiologjike. Rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, për shkak se ai dje shkoi për Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14 ditor.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 712. Në 24 orët e fundit janë shënuar 49 raste të reja. 37 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hristijan mickoski koronavirusi ne maqedonine e veriut zoran zaev hristijan mickoski koronavirusi ne maqedonine e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll