Bota

Studimi i ri e thotë qartë: Mos i hiqni masat shtrënguese të koronavirusit, pa vaksinën rrezikoni një valë të dytë infe

10 Prill 2020, 07:55 Nga DOSJA
Studimi i ri e thotë qartë: Mos i hiqni masat shtrënguese të

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Lancet” ka paralajmëruar që qeveritë të mos dalin tërësisht nga karantinimi deri në gjetjen e vaksinës së koronavirusit pasi kanë rrezik që të kenë një valë të dytë infektimi.

Karantinimi i Kinës, i dha fund në një mënyrë shumë të suksesshme madje qytetarët e Wuhanit iu rikthyen jetës së përditshme, por atje sërish është paralajmëruar rreziku për një valë të dytë pasi është shënuar vdekja e parë.

Studiuesit paralajmërojnë se nëse jeta normale lejohet të rifillojë shumë shpejt, numri i të infektuarve do të rritet përsëri, ndaj qeveritë do të duhet të mbajnë nën vëzhgim gjithë çfarë ndodh në vendin e tyre.

Punimi i botuar në revistën mjekësore bazohet tërësisht në menaxhimin e epidemisë në Kinë, duke theksuar se gjendja normale duket të kthehet gradualisht ndryshe çdo shtet që bën gabimin e heqjes së çdo kufizimi do ta pësojë me humbje shumë të mëdha në njerëz dhe në ekonomi. Edhe nëse masat e ashpra do të vendosen përsëri për të mbajtur nën kontroll të infektuarit, ato nuk do të kenë asnjë dobi.

Gjithë çfarë duhet është arritja e një ekuilibri midis rikthimit të aktiviteteve ekonomike dhe mbajtjes nën kontroll të infeksioneve. Vetëm kjo është strategjia optimale që duhet ndjekur derisa vaksina për pandeminë të bëhet e disponueshme.

Marrë nga The Guardian.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll