Bota

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari holandez ‘shokon’ botën me deklaratën e tij për COVID-19: P

10 Prill 2020, 07:33 Nga DOSJA
‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari holandez

HOLANDË– Prezantuesi holandez, Jort Kelder, ka shkaktuar shumë reagimet lidhur me deklaratën e tij për viktimat e koronavirusit. 55-vjeçari, i cili është mik i ngushtë i kryeministrit holandez Mark Rutte, tha se duke u izoluar të gjithë personat e shëndetshëm po mbrojnë të moshuarit dhe duhanpirësit.

“Po shpëtojmë 80-vjeçarët, obezët dhe duhanpirësit. Është mirë që të peshohen interesat, dhe duhet marrë parasysh sa dëm ekonomik sjell shpëtimi i përkohëshëm i njerëzve që me siguri do vdesin brenda 2 vitesh,”– tha zoti Kelder në një intervistë për kanalin radio Omrop Fryslân.

Pasi u përball me një lumë ofendimesh dhe kritikash për deklaratën e tij, Kelder u mundua të justifikohej duke u shprehur se nuk po sygjeronte vrasjen me qëllim të një pjese të shoqërisë por që t’i kushtohej më shumë vëmendje ekonomisë.

“Unë nuk po sugjeroja të vrisja njerëzit e moshuar apo obezët. Le t’i mbrojmë ata, por ama duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe ekonomisë. Ne gjithmonë mendojmë për shëndetin, por a duhet të jetë gjithmonë më në përparësi me ekonominë?”

Kelder është një figurë e respektuar në Hollandë, dhe shfaqet rregullisht në TV për të diskutuar situatën e brendshme të vendit. Megjithatë, situata në Holandë tani nuk është më e mira pasi edhe vendimi i kryeministrit për të mos pasur karantinim të rreptë ka shkaktuar shumë kritika. Sidomos pasi janë shënar 20 mijë të infektuar dhe 2.101 persona kanë ndërruar jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jort kelder koronavirusi ne holande jort kelder koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll