Bota

Arrihet marrëveshja/ 500 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e BE-së

10 Prill 2020, 07:21 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja/ 500 miliardë euro për të shpëtuar

Europë- Pas shumë orë diskutimesh, ministrat e 19 vendeve të Eurozonës ranë dakord për akordimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për të stimuluar ekonominë e Bashkimit Europian, e cila ndodhet në krizë pas përhapjes së COVID-19.  Ky vendim është njoftuar nga udhëheqësi i Eurogrupit, Mario Centeno, pas diskutimeve maratonike në Bruksel.

Po kështu, ministri francez i financave, Bruno Le Maire, ka përshëndetur marrëveshjen, duke e konsideruar si planin më të rëndësishëm në historinë e BE-së. “Evropa ka vendosur dhe është e gatshme për t’u përballur me gravitetin e krizës”, është shprehur ai në një postim në Twitter.

Vendimi erdhi mes paralajmërimeve të kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili dekalaroi se pandemia mund të shkaktojë shembjen e BE-së. Plani në fjalë, i propozuar nga dy shtetet më të mëdha të unionit, Gjermania dhe Franca, u kundërshtua nga Holanda, por edhe kjo në fund ra dakord. Por edhe Angela Merkel fillimisht refuzoi iniciativën e huazimit të përbashkët, por pas kontakteve me Emmanuel Macron, Mark Rutte  dhe Giuseppe Conte, u bë pjesë e marrëveshjes.

Vendet më të prekura nga COVID-19 në Europë janë, Franca, Italia dhe Spanja.  Spanja aktualisht ka numrin më të madh të personave të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, 152,446, ndërkohë që më shumë se 15,000 kanë vdekur.

Burimi: Daily Mail

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 500 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e be-së kriza ekonomike nga covid 500 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e be-së kriza ekonomike nga covid

Sondazh

Poll