Bota

Qëndroi vetëm 3 ditë, përmirësohet gjendja e Boris Johnson, del nga terapia intensive. Ja si e priti e fejuara shtatzënë

10 Prill 2020, 06:24 Nga DOSJA
Qëndroi vetëm 3 ditë, përmirësohet gjendja e Boris

LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është rikthyer në spital pasi kaloi tre netë në kujdesin intensive. Lajm e ka konfirmuar për mediat zyra e tij, të cilët gjithashtu konfirmuan se kryeministri po përparonte me hapa pozitivë.

Lajmin e mirë e ka marrë dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds, e cila ka shprehur vlersimin e saj për të gjitha bluzat e bardha. Ajo ka postuar një foto ylberi dhe disa emoji me duartrokitje.

Ylberi është bërë një simbol për të gjithë mjekët dhe infermierët që po trajtojnë të gjithë pacientët me koronavirus.

Johnson u dërgua në spital të dielën pasi simptomat e tij u përkeqësuan. Ai u transferua në terapi intensive të hënën në mbrëmje, megjithatë nuk ka përdorur ventilator. Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus në 27 Mars, por vazhdoi të punojë nga shtëpia duke infektuar edhe të fejuarën shtatzënë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli boris johnson koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll