Sport

Inter-Messi është lajmi i javës, sulmuesi reagon menjëherë me një Insta Story

9 Prill 2020, 18:55 Nga DOSJA
Inter-Messi është lajmi i javës, sulmuesi reagon

Leo Messi i urren gënjeshtrat. Kështu ka quajtur lajmin e fundit nga TNT Sports, sipas të cilit Interi është skuadra ku argjentinasi po përgatitet të luajë sezonin tjetër.

Zëra të tillë duket se e kanë shqetësuar shumë “Pleshtin”, i cili ka garantuar edhe një herë besnikëri ndaj Barcelonës, duke reaguar nëpërmjet Instagramit të tij në hapësirën Insta Story.

Ai ka shpërndarë foton e lajmit dhe ka vendosur disa fjalë mbi foton screenshot. “Ky është një lajm fals dhe e njëjta gjë vlen dhe për mediet që raportuan se do të shkoj te “Newlle’s Old Boys. Fatmirësisht, askush nuk i beson ato”, – shkruan sulmuesi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter messi postim inter messi postim

Sondazh

Poll