Sport

Figo kujton kohën te Real Madridi: Kishte stadiume ku donin të na vrisnin

9 Prill 2020, 18:03 Nga DOSJA
Figo kujton kohën te Real Madridi: Kishte stadiume ku donin të na

Luis Figo në verën e vitit 2000 la Barcelonën për t’u transferuar te Real Madrid. Në Madrid ai ishte në qendër të vëmendjes dhe ruan kujtime të bukura.

“Të gjitha vitet atje kanë qenë të veçanta. Atmosfera ishte e shkëlqyer dhe kishim shumë talente. Secili e dinte rolin e tij. Kemi përjetuar momente të bukura. Patëm shansin të shihnim shumë talente, por edhe plot njerëz të bukur”.

“Nuk vjen më kohë si ajo e skuadrës galaktike. Futbolli është i paparashikueshëm dhe transmeton shumë pasiguri, kjo është arsyeja pse është kaq i bukur. Në disa stadiume donin të na vrisnin, ashtu siç ndodhte në Pamplona”, ka deklaruar portugezi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona figo real madrid barcelona figo real madrid

Sondazh

Poll