Sport

Transfermarkt publikon vlerat e reja, mësoni futbollistin më të shtrenjtë të Shqipërisë

9 Prill 2020, 17:13 Nga DOSJA
Transfermarkt publikon vlerat e reja, mësoni futbollistin më të

Sajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, ka bërë përditësimet e radhës dhe tashmë mund të bëjmë disa llogari për futbollistët shqiptarë.

Thuajse të gjithë kanë pësuar rënie dhe këtu luan rol edhe kriza e koronavirusit. Lojtari shqiptar më i shtrenjtë i momentit është Marash Kumbulla. Mbrojtësi kuqezi vlerësohet 22,5 milionë euro, 2,5 milionë më pak nga para një muaji.

Më e ndjeshme ka qenë rënia e Strakoshës, i cili kushton 20 milionë euro. Ai ka pësuar rënie me 20%. Malësori i Napolit, Elseid Hysaj, mbetet në vendin e tretë, me vlerë 14 milionë euro, 1 milionë më shumë se Berat Gjimshiti.

Një fakt i hidhur për shqiptarët është se vetëm 11 futbollistë tanë vlejnë mbi 1 milionë euro. Ne kemi shumë pak yje, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj kumbulla transfermarkt hysaj kumbulla transfermarkt

Sondazh

Poll

Sport 9 Prill 2020, 08:53

BARCELONË- “Goli i parë kundër Albcete dhe atë pasim nga Ronaldinho nuk do ta harroj kurrë”– ka qenë një nga delaratat më emocionuese të Leo Messit. Goli i...