Sport

Befasia Napoli, merkatoja e verës mund të nisë me “bomberin” e Italisë

9 Prill 2020, 17:22 Nga DOSJA
Befasia Napoli, merkatoja e verës mund të nisë me

Napoli mund t’i befasojë të gjithë në merkaton e verës. Presidenti Aurelio de Laurentiis është gati të bëjë një çmenduri për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Ai është praktisht sulmuesi më i përfolur në Serie A, edhe pse në Itali luan Cristiano Ronaldo. Lazio ka një “bomber”, i cili këtë sezon ka shkëlqyer dhe meriton lëvdata.

Napoli duhet të blejë një sulmues, duke parë se negociatat për rinovimin e Milik nuk po shkojnë mirë dhe shitja e polakut është shumë e mundshme.

Kontrata e Mertens është drejt skadencës. Covid-19 ka bllokuar formalizimin e marrëveshjes për rinovimin dhe tani duket se Napoli mund të mos rinovojë me të dhe të shohë nga emra të tjerë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de laurentiis merkato napoli de laurentiis merkato napoli

Sondazh

Poll