Sport

Neuer-Bayern Munich, lufta për një kontratë vazhdon ende

9 Prill 2020, 17:33 Nga DOSJA
Neuer-Bayern Munich, lufta për një kontratë vazhdon ende

GJERMANI- Tek Bayern Munich, së fundmi ka një çështje që ende nuk po arrin të marrë udhë. Bëhet fjalë për portierin Manuel Neuer.

Kapitenit, në edicionin e ardhshëm, i skadon kontrata me bavarezët, ndërsa 34 vjeçari kërkon që të rinovojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Mirëpo, palët nuk po arrijë të gjejnë gjuhën e përbashkët, sepse 34 vjeçari kërkon një nënshkrim prej 5 sezonesh, ndërsa diçka e tillë duket se nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit.

I këtij mendimi është edhe Lautar Matthaus, legjenda e Bayern, i cili është shprehur që Neuer po kërkon diçka që në moshën e tij, asnjë klub në botë nuk do ta pranonte, nëse nuk gjehet gjuhe e përbashkët me Neuer klubi do të vihet në kërkim të Marc Andre Ter Stegen, “gardianin” e Barcelonës, i cili gjithashtu është në diskutime për rinovim të kontratës me klubin katalanas, por e zeza mbi të bardhë ende nuk është hedhur. Vetëm në vijim do të mësojmë përfundimisht të ardhmen e Neuer dhe Ter Stegen.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich manuel neuer bayern munich manuel neuer

Sondazh

Poll