“Jeshilja ju shpëton”, dietologia tregon bimët që forcojnë trupin, si t’i bëni ballë koronavirusit
9 Prill 2020, 18:50Nga DOSJA
TIRANË– Në këtë periudhë pandemie kur të gjithë ndihemi të rrezikuar për shëndetin tonë, është e rëndësishme që krahas masave që sugjerohen për limitimin apo kufizimin total të lëvizjes, të kujdesemi dhe për dietën tonë ushqimore. Frutat dhe perimet janë shumë të domosdoshme për t’u konsumuar në përditshmëri. Por duke qenë në gjendje “lufte” ndaj një armiku të padukshëm, është po ashtu i rëndësishëm dhe përdorimi i suplementeve ushqimore natyrale, të cilat na ndihmojnë të përforcojmë mbrojtjen e imunitetit tonë.
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte dietologia Diola Dosti-Baftiu. Ajo u shpreh se kryefjala e këtyre ditëve është padyshim sistemi imunitar dhe ushqimet e freskëta dhe të pasura me vitamina dhe minerale që duhet të konsumojmë. Sipas dietologes mjaft e rëndësishme është edhe Aloe Vera, që mund ta marrim me anë të suplementeve.
Diola Dosti-Baftiu: Kryefjala është sistemi imunitar dhe ushqimet e freskëta, që kanë kryesisht ngjyrën e gjelber, spinaqi, brokoli, edhe Aloe Vera, gjithashtu mund të përdoret në këtë kohë, hudhra, qepa që kanë dhe antibakterialë në të njëjtën kohë. Ushqimet duhet të jenë të pasura me antioksidantë që na furnizojnë me vitamina dhe minerale dhe na krijojnë dhe ndjesinë e ngopjes.
Rudina Magjistari: Cilat janë veçoritë e Aloe Vera dhe si ndihmon ajo në imunitetin tonë?
Diola Dosti-Baftiu: Aloe Vera është një bimë biologjikisht aktive, janë diku tek 420 lloje të Aloes. Thuhet që ka 75 komponentë të ndryshëm duke përfshirë vitaminën A, vitaminën C, vitaminën E si një antioksidant shumë i mirë. Ka enzima të ndryshme, ka minerale. Ka përfitime pafund dhe është antioksidant në të njëjtën kohë.
TIRANË– Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka treguar sot një ditë nga puna e tij në Infektiv, si shkon me urban e deri tek biseda e parë me pacientët. Ai s...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot punën e emidemiologëve në terren të cilët marrin testet me tampton qytetarëve. Minist...
TIRANË– Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka trteguar eksperiencën e tij pas infektivimit me COVID-19. Në një intervistë në ...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19, por dhe një nga vendet ku shqiptarët janë të shumë të numër. Numri i viktimave nga COVID-19 në I...
GREQI– Një shqiptare, pjesë e komunitetit rom, ka ndërruar jetë në burgun e grave në Thiva. Ngjarja ka sjellë një protestë në ambientet ku gratë po vuajnë...
TIRANË– Një e moshuar, 72 vjeçe ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, pasi ishte e infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Min...
LEZHË– Një 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka shpërndarë 500 maska falas për të gjithë banorët e qytetit të tij. Ai është Aldi Gjoka dhe me shpenzimet...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka dhënë masat për gjashtë të pandehurit, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator ku prodhonin dokumente false me destin...
TIRANË- “I dashur xhaxhi kryeministër, Edi Rama. Unë që po të shkruaj këtë letër jam Ilves Selmani. Unë jam në klasën e parë, në shkollën “17 Shkurti”- Qes...
GREQI– Një lajm i keq vjen nga Greqia, ku në burgun e grave në Thiva ka humbur jetën një e dënuar rome me origjinë shqiptare.Në bazë të mediave dhe autor...