Bota

Organizata ndërkombëtare ‘Oxfam’: Pandemia Covid-19 pritet të varfërojë gjysmë miliardë njerëz në botë

9 Prill 2020, 18:17 Nga DOSJA
Organizata ndërkombëtare ‘Oxfam’: Pandemia Covid-19 pritet

KENYA- Organizata ndërkombëtare bamirëse ‘Oxfam’, ka paralajmëruar se gjysmë milardë njerëz në të gjthë botën mund të përfshihen nga varfëria në botë nga Covid-19. Organizata ka kërkuar që të gjithë udhëheqësit në të gjithë botën të marrin masa paraprake në mënyrë që të shpëtojnë nga kriza ekonomike.

Sipas një raporti të lëshuar ditën e sotme  organizata bamirëse theksoi pasojat e përhapjes së koronavirusit mbi varfërinë globale për shkak të tkurrjes së të ardhurave.

“Kriza ekonomike që po shpaloset me shpejtësi është më e thellë se kriza globale financiare e vitit 2008. Studimet tregojnë se, pavarësisht nga skenari, varfëria globale mund të rritet për herë të parë që nga viti 1990,”

Ndërkohë në raport thuhet se vendet e pasura kanë raportuar se kanë rezervuar triliona dollarë për t’i ardhur në ndihmë vendit të tyre përsa i përket gjendjes financiare.

Raporti i organizatës është bërë përpara se të zhvillohej takimi mes Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore, dhe Ministrat e financave të G20

Për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të dëmshme të pandemisë, e cila ka vrarë gati 89,000 njerëz në të gjithë botën dhe kufizuar lëvizjen e njerëzve në pjesën më të madhe të botës, Oxfam propozoi një plan veprimi që bën thirrje për shpërndarjen e parave për njerëzit dhe bizneset në nevojë, rritjen e ndihmës si dhe anulimin e borxheve.

Burimi:Oxfam.Org

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote oxfam koronavirusi ne bote oxfam

Sondazh

Poll