Politike

“Çdo bëhet me riatdhesimin?”, Rama: Duro dhe pak, rri aty. Qytetari e ironizon: E ka ka gjetur përgjigjen ‘babai i komb

9 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot pyetjeve të qytetarëve, të cilat ia kanë drejtuar më anë të Facebook. Një qytetarë e ka pyetur se çfarë do bëhet me procesin e riatdhesimit, pasi kërkon që të kthehet në Shqipëri.

Por kreu i qeverisë i ka kërkuar që të nëndrojë aty ku është dhe të bëj durim. Më tej një qytetar tjetër i ka bërë ironi duke i thënë se është babai i kombit.

Qytetari 1: Cdo behet me ne qe duam riatdhesim sjeni rezident mbetem rrugeve duke pritur hapjen e aeroporteve u ndam nga familja na jepni zgjidhje sic u dhe atyre qe more.

Rama: Do beni durim sa te mbaroje kjo lufte.

Qytetari 2: E ka gjetur per ne pergjigjen “babai i kombit” rrini aty ku jeni,por se si rrijme e ku rrijme s’do t’ja dije!!

Rama: Kur ti s’do t’ia dish per cfare po ndodh e c’rrezik per jeten e popullit eshte hapja e kufijve ne kete lufte, atehere natyrisht qe nuk ke se si kupton pse une them mos leviz nga aty ku je! Patjeter qe nuk te vjen mire dhe nuk me vjen mire as mua, po me mire te merzitemi ti e une, se sa te numerojme qindra e mijera te vdekur per t’i bere qejfin njeri-tjetrit!

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komentet tek rama masat kunder covid 19 shqiptaret e bllokuar jashte edi rama komentet tek rama masat kunder covid 19 shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll