Politike

Kurba e Covid-19, Rama: Nuk kemi një mal me të vdekur falë masave, do ta çojmë deri në fund këtë luftë

9 Prill 2020, 13:35 Nga DOSJA
Kurba e Covid-19, Rama: Nuk kemi një mal me të vdekur falë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ajo që ka më shumë rëndësi këto kohë është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe arritja në fund të kësaj lufte, që nuk e kemi zgjedhur. Teksa publikon edhe kurbën e Covid-19 në Shqipëri, duke e krahasuar atë me vendet e tjera, Rama shton se fakti që nuk kemi një mal me të vdekur është falë masave të ndërmarra dhe respektuara.

“Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë! *nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë,”– shkruan Rama krah fotos së publikuar në profilin e tij në Facebook. 

Ndërkohë në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie. Prej tre ditësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll